Asgjë e re në projektligjin për të zhdukurit, heshtje nga institucionet

Autori: Gazeta inFokus
23:25 | 02 October 2022
Projektligji i ri i shumë kërkuar e shumë përfolur për personat e zhdukur ende nuk është miratuar nga Qeveria.
Ministria e Drejtësisë thotë se drafti është dërguar në Zyrën e Kryeministrit, derisa familjarët e personave të zhdukur thonë se u ka humbur durimi. Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë informacione për përgatitjen e projektligjit.
Projektligji i ri i shumë kërkuar e shumë përfolur për personat e zhdukur ende nuk është miratuar nga Qeveria. Ministria e Drejtësisë thotë se drafti është dërguar në Zyrën e Kryeministrit, derisa familjarët e personave të zhdukur thonë se u ka humbur durimi. Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë informacione për përgatitjen e projektligjit.
“Çka është bërë me Ligjin e Personave që kanë plagë qe 23 vjet?”.
Ligji të cilin Bajram Qerkini e përmend nuk dihet se çfarë faze të përgatitjes gjendet.
Kjo normë ligjore është kërkesë e vazhdueshme si e Qerkinit nga shoqata “Zëri i Prindërve”, ashtu edhe shumë familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Hartimi i Ligjit të ri për Personat e Zhdukur po zvarritet nga institucionet teksa familjarët thonë se po ju humbet durimi.
Ata tregojnë se institucionet u kanë premtuar se me këtë ligj do t’u njihet e drejta për të marrë dy pensione, atë të pleqërisë dhe kompensimin e të qenurit familjar i personave të zhdukur.
Kjo pasi që aktualisht, ata duhet të zgjedhin mes njërit prej tyre.
“Mjerisht të gjithë qëndrojmë me vesh hapur, kur, kur, kur? Unë kam qenë në një strategji, të cilën është thënë se është krye pjesa e jurispodencës së Kosovës, e kemi dërgua në komisioni, e kemi kry, por në Kuvend ende s’ka dalë, pse s’ka dalë se nuk po do politika me rehatu popullin”, ka thënë Bajram Qerkinaj nga Shoqata “Zëri i Prindërve”.
Nga ana tjetër edhe Nesrete Kumnova nga shoqata “ Thirrjet e Nënave” thotë se kanë marrë një sërë premtimesh por që tani janë në pritje të realizimit të tyre, RTV Dukagjini.
“Pensioni i pleqërisë na takon se kemi dhënë kontributin, na takon, pensioni tjetër është pension i dhimbjes, megjithatë edhe ky na takon, po presim çdo moment. Na kanë premtu dhe ne po rrimë me këto premtime edhe ndonjë ditë, nëse jo prapë do bëhemi një grup i familjarëve dhe do të shkojmë te zv. kryeministri Bislimi ta kërkojmë”, ka thënë Nesrete Kumnova “Thirrjet e nënave”.
E, institucioni që ka nisur punën për hartimin e këtij projektligji thotë se ka kryer përgjegjësinë e vet. Ministria e Drejtësisë thonë se projektligji është dërguar në Zyrën ligjore të Kryeministrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 04/107, dt. 18.06.2019, ka aprovuar Koncept Dokumentin për Personat e Zhdukur. Meqenëse opsionet e Koncept Dokumentit të miratuar në Qeveri, përveç Ligjit nr. 04/L-023 për Personat e Zhdukur, ku Ministria e Drejtësisë është hartuese, kanë prekur edhe fushëveprimin e dy ligjeve të tjera, ligje këto ku Ministria e Drejtësisë nuk është hartuese e tyre, siç janë: Ligji nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre dhe Ligji nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, ka bartur këtë Projektligj në Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe të njëjtin e ka përfshirë në Programin Legjislativ në kuadër të ZKM-së.”
Por nga zyra e kryeministrit Albin Kurti qe dy ditë nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur me atë se kur ky projektligj mund të procedohet në Kuvend.
Informacionet kanë munguar edhe për përmbajtjen e draftit aktual, derisa të pa qasshëm kanë qenë edhe zyrtarë të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Të tjera
-
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me ar*mëpushime të shkurtra
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të s...
-
Një person arratiset nga stacioni policor në Gjakovë, policia jep detaje
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i ndaluar ka arritu...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Laç, raportohet për tre të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku ...
-
Osmani në Malajzi, thotë se Kosova është destinacion premtues për investime
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare ...
-
Avdi Hoti zgjidhet kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Sot, në sallën e konferencave të Stacionit Policor “Qendra”, u mbajt Kuvendi ...
-
PDK në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit shpreh mirënjohje për të gjithë gazetarët
Partia Demokratike e Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shpreh...
-
Shkencëtari nga Kosova publikon me Harvard-in në revistën ndërkombëtare
Një arritje e rëndësishme shkencore është shënuar nga autori nga Kosova, Prof...
-
‘‘Kjo është kapje e procesit’’, Cakolli: Seanca ka devijuar, Dehari s’mund ta pezullojë në mënyrë të njëanshme
’Kjo është tashmë kapje e procesit’’. Kështu e ka vlerësuar ngërçin për konst...
-
Haradinaj nderon heroin Besim Ndrecaj: Nuk u tremb kurrë përballë armikut
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Mu...
-
Osmani mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme që ia bëri kryeministri i Malajzisë
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e jashtëza...
-
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it, patrulluan përgjatë kufijve në Ko...
-
Tërmet në detin Marmara, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballësh të Riterit goditi Detin e Marmarasë, me e...