Lajme

Asfaltohet nënkalimi në Ferizaj, Aliu: Asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 08 May 2021

Kryetari i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi ka njoftuar se është asfaltuar nënkalimi afër Plus Marketit, shkruan Gazeta inFokus.

Aliu ka bërë të ditur se kjo rrugë i jep funksionalitet qarkullimit rrugor dhe bizneseve të asaj ane.

Mjekët e vaksinuar: Vaksinën duhet ta marrin të gjithë, është obligim

-Advertisement-

“Me guxim e dije, pasion për të mirën për qytetarët, asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të Ferizajt. Asfaltimi i nënkalimit afër Plus Marketit, bën pothuajse gati, një vepër infrastrukturore të munguar për dekada, që i jep funksionalitet qarkullimit rrugor në qendër dhe mundësi të shumëfishuar zhvillimi, bizneseve të kësaj ane”, ka shkruar Aliu.

Ndër të tjera ka thënë se Ferizaj po bëhet, qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin. /Gazeta inFokus/

Me guxim e dije, pasion për të mirën për qytetarët, asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të Ferizajt. Asfaltimi i…

Posted by Agim Aliu on Saturday, 8 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera