Asfaltohen disa rrugë në grykën e Karadakut
Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 10 August 2018
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar punët që janë bërë në asfaltimin e rrugëve në fshatrat e ndryshme në pjesën e Karadakut, duke përfshirë fshatrat, Zhegër, Pidiç, Stançiq, Dunav, Selishtë, Haxhaj, Shurdhan dhe Lladovë, që njëkohësisht i ka garantuar banorët e atjeshëm për vazhdim të investimeve deri në kompletimin e plotë të infrastrukturës në këtë regjion të rëndësishëm dhe potencial për zhvillimin e turizmit.
“Sot kemi vizituar Lladovën e cila është organizuar për mirëmbajtjen dhe organizimin për një ambient më të mirë, pastaj Zhegrën ku janë investuar projekte të ndryshme në infrastrukturë publike, pastaj palestrën dhe trajtimin e shtratit të lumit që do të bëhet së shpejti. Për këtë vit ne po punojmë në infrastrukturën rrugore. Në fshatin Selishtë, është duke u përgatitur rruga për asfaltim deri te shkolla e fshatit dhe gjithashtu rruga për në lagjen “Hasanaj” për të inkuadruar tri lagjet e fshatit Selishtë”, ka thënë Haziri.
“Në fshatin Çelik projekti i asfaltimit të rrugës është kryer dhe po punojmë në përfshirjen e të gjitha lagjeve në këtë pjesë me rrugë të asfaltuar. Gjithashtu, fshati Shurdhan dhe Pidiq është duke u punuar që të integrohen në infrastrukturë rrugore. Ndërkaq, fshati i fundit në këtë pjesë është Stançiqi, ku është trekëndëshi kufitar që Karadaku e quan “këmba e pulës”, aty ku ndahet Kosova, Maqedonia dhe Serbia si territor”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka potencuar se këto investime të Komunës së Gjilanit në këtë territor, janë bërë me qëllimin kryesor të hapjes së perspektivës në këtë pjesë të rëndësishme.
“Të gjitha fushat e bujqësisë kanë potencialin të zhvillohen më lehtë tani e tutje. Po ashtu, kjo zonë ka potencialin e fuqishëm të zhvillimit edhe të sektorit të turizmit që si potencial ekziston, por nevojiten investime edhe nga bashkatdhetarët tanë që kjo zonë të kthehet në rekreacion”, theksoi ai.
Kryetari Haziri ka pohuar se investime të njejta do të ndodhin edhe në pjesën lindore të Karadakut, që përfshinë fshatrat Burincë, Lipovicë, Sllubicë, Bukovik dhe Kokaj që do ta përmbyllin fazën e investimeve në infrastrukturë rrugore në këtë zonë.
Kurse, kryetari i Këshillit të Fshatit Çelik, Shefket Bajrami, ka thënë se investimet e Komunës së Gjilanit kanë bërë që kjo pjesë tani të ketë vlerë të lartë, sepse janë interesime të jashtëzakonshme që të bëhen shtëpi të reja, villa, e restorante, por edhe kthim i të shpërngulurve drejt qytetit.
“Ka ndodhur një lehtësim i madh i jetës së banorëve. Është ngjallur kjo pjesë. Ka fluks të fuqishëm për kthim dhe investim në këtë anë në të gjitha fshatrat. E falënderojmë kryetarin Haziri për investimet,sepse është kthyer shpresa për të jetuar këtu”, ka thënë Bajrami.
Investimet në fshatrat e Grykës së Karadakut kapin shumën e mbi 513 mijë euro.
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...