Sport

Asensio hyn në histori (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 14 August 2017

Asensio ka shënuar gol spektakolar ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës për t’u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon në debutim në pesë gara të ndryshme.

Marco Asensio ka një të ardhme të ndritur para vetës. Talenti i “Los Blancos”, shpërtheu ndaj Barcelonës, duke shënuar një gol spektakolar në fund të ndeshjes, ku Reali triumfoi 3:1 në “Camp Nou”.

Asensio u bë lojtari i parë që shënon gol në debutim në pesë gara të ndryshme.

Fillimisht ka debutuar me gol në Superkupën e Evropës duke shënuar gol të bukur ndaj Sevillas.

-Advertisement-

Më pas spanjolli shënoi në debutim në La Liga kundër Real Sociedadit.

Në Ligën e Kampionëve ai debutoi ndaj Legia Warsaw në “Santiago Bernabeu”, ku gjeti gjithashtu golin, derisa në Copa del Rey, Asensio debutoi me gol ndaj Cultural Leonesa. Së fundmi debutoi me gol në Superkupë kundër Barcelonës.

Sytë janë të gjithë tek ai, nëse do ta bëjë këtë edhe në Kupën e Botës për Klube në dhjetor, duke kompletuar me gol debutimin në gjashtë garat e mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera