Lajme

Asamblistja e PD-së i bashkohet AKR-së

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 08 May 2017

Grupi i asamblistëve të Aleancës Kosova e Re në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përmes një konference për media, kanë prezantuar sot anëtaren më të re të Aleancës Kosova e Re, ish asamblisten e Partisë së Drejtësisë Kimete Zeqa.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu i cili, mduke i uruar mirëseardhje  Zeqa, ka thënë se ardhjet e reja në AKR tregojnë më së miri për performancën pozitive të partisë, e cila tashmë shihet si parti e shpresës për shumë qytetarë.

Konferencën e hapi Sami Boroci, anëtar i asamblesë Komunale në Prishtinë nga radhët e AKR-së, i cili me disa fjalë prezantoi veprimtarinë e deritashme të grupit të asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke treguar kështu për rolin konstruktiv të AKR-së lidhur me zhbllokimin e jetës institucionale në komunë.

-Advertisement-

Pas prezantimit të punës së grupit të asamblistëve të AKR-së, fjalën e mori shefja e këtij grupi Mirlinda Sopi, e cila bëri një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së deritanishme politike të Kimete Zeqa, brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Anëtarja më e re e Aleancës Kosova e Re, Kimete Zeqa aktivitetin e saj politik në tri mandate radhazi e kishte ushtruar si asambliste e Partisë së Drejtësisë, ndërsa nga sot, aktivitetin e saj politik brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës, do ta zhvillojë si pjesë e grupit të asamblistëve të Aleancës Kosova e Re./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera