Lajme

Asamblisti që u kap me drogë, LVV merr një vendim

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 15 August 2023

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj asamblistit të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, të arrestuar të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge.

Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge, kanë raportuar mediat në Shqipëri. Sipas Policisë, ky grup u kap me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë për KOHËN, Arlind Manxhuka, sekretar për media dhe komunikim në Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera