Lajme

Asamblisti i VV-së: Kuvend i bekuar, prite bacin Xhavit që po vjen si pëllumb i shkruar, të votojë për president

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 04 April 2021

Arbër Vokrri, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet në Kuvend dhe çështjen e deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, cili ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit.

Vokrri, që është aktivist i hershëm i VV-së, si duket ka satirizuar me zhvillimet e fundit duke përshtatur poezinë e Naim Frashërit për Skënderbeun, teksa ka shkruar se “baci Xhavit po vjen si pëllumb i shkruar”.

“Kuvend, o vënt i bekuar
Prite prite bacin Xhavit
Që po vjen si pëllumb i shkruar
Të votojë për president”, ka shkruar në Facebook, Vokrri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera