Lajme

Asamblisti i Vetëvendosjes i tregon “mundësinë e artë” Shpend Ahmetit

Autori: Halil Berisha 09:33 | 15 October 2019

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, në këtë post hyri pas garës për të parin e kryeqytetit, si pjesë e Vetëvendosjes.

Por, nga partia u largua e hyri në PSD, derisa në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pjesë e listës së koalicionit AAK-PSD, ku nuk u arrit suksesi i menduar, shkruan  gazeta inFokus.

Kështu, Eman Rrahmani, asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një statusi në Facebook, i ka bërë 4 këshilla të parit të kryeqytetit.

-Advertisement-

“Këshilla për Shpend Ahmetin!!!

  1. Të pezullon postin e Kryetarit të Prishtinës.
  2. Të shkarkojë dy nënkryetarët dhe të gjithë drejtorët
  3. Të kërkojë falje për tjetërsimin e vullnetit të mbi 42 mijë qytetarë të Prishtinës e mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës.
  4. Të emroj dy nënkryetarët dhe drejtorët simbas kërkesave të VETËVENDOSJE!s”, ka shkruar Rrahmani.

Tutje, nëse këto do të realizoheshin, Rrahmani thotë se do të rikthehej pushteti i vjedhur dhe e cilëson këtë si mundësi të artë për Shpend Ahmetin që të kthej fitorën aty ku ka zgjedhur populli, shkruan gazeta inFokus.

“Ky do të ishte një rikthim i pushtetit të vjedhur dhe një mundësi e madhe për nje kërkim falje për mandatin e vjedhur. Për dy vite, në Prishtinë ka pasur vetëm keq qeverisje ka pasur mbi 25 milion euro të bartura nga 2018, mbi 45 milion euro të pa shpenzuara për 6 muaj qeverisje në 2019, asnjë premtim i mbajtur. Të gjitha ndërmarrjet të kapura e keq menaxhuara, arsimi, shëndetësia, administrata të gjitha kanë filluar të degradohen”, ka shkruar Rrahmani.

“Andaj kjo është mundësia e artë për Shpend Ahmetin të kthej fitoren aty ku ka zgjedhur populli!”

“Tashmë vendin i tregoi edhe qytetari me votën e 6 tetorit ku i tregoi që ai nuk përfaqëson asnjë interes të qytetarit!”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera