Lajme

Asamblisti Ferizajt dhuron 10 mijë kg miell për familjet skamnore në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 26 March 2020

Në bashkëpunim me komunën e Ferizajt e kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun e bizneset e këtij qytete ka filluar aksioni i shpërndarjes së 300 pakove ushqimore e higjienike për familjet skamnore nga bizneset ferizajase, të prirë nga asamblisti i kësaj komune Lulzim Grainca.

Ky është aksioni i parë i tillë që nisi në këtë komunë sot, e që do të vazhdoj edhe ditëve të tejra, shkruan gazeta inFokus.

Biznesmeni e asamblisti i kësaj komune, Lulzim Grainca, gjatë këtij aksioni dhuroi donacion 10 mijë kg miell për rreth 500 familje skamnore.

-Advertisement-

Grainca ka thënë që e ndjen të nevojshme që në këtë kohë krize për krejt qytetarët të iu dal në ndihmë sa më shumë atyre që kanë nevojë, në kohë të pandemisë.

Grainca edhe ka falënderuar të gjitha bizneset që ishin pjesë e këtij aksioni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera