Lajme

Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 26 December 2024

Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se vëllau që i erdhi për pushime nga Gjermania, u detyrua të kthehej prapa për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Madje Ismajli thotë se po shkon bashkë me të, për ta festuar Vitin e Ri në Gjermani.

“Ende më e dhimbshme është kur deputetët e pozitës që vijnë nga Ferizaj tentojnë të hedhin fajin te kryetari i komunës më të suksesshme, Agim Aliu, i cili bëri thirrje për furnizimin me energji elektrike, pasi Ferizaj ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra”, ka shkruar Ismajli.

-Advertisement-

Ai tutje këtë situatë e quan “thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri!”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera