Lajme

Asamblistët e VV-së në Prishtinë: “Prishtina Parking” s’mund të bëjë asnjë veprim pa miratim nga banorët

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 12 May 2023

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke kërkuar një ‘mendim profesional’ në lidhje me veprimet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Prishtina Parking” në parkingjet e lagjeve me ndërtesa kolektive.

Në lidhje me këtë, ata kanë marr një përgjigje se “Prishtina Parking” nuk mund të bëjë asnjë veprim në këto lagje pa diskutim dhe miratim paraprak nga banorët rezident, përcjell Klankosova.tv.

“Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me shkresë zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, respektivisht Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim që vepron në kuadër të ministrisë, duke kërkuar një MENDIM PROFESIONAL në lidhje me veprimet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Prishtina Parking” në parkingjet e lagjeve me ndërtesa kolektive”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Sot kemi pranuar përgjigjje në kërkesë, ku vërtetohen pretendimet tona se “Prishtina Parking” nuk mund të bëjë asnjë veprim në këto lagje pa diskutim dhe miratim paraprak nga banorët rezident”.

“Ftojmë zyrtarët kompetent të NPL “Prishtina Parking” që të respektojnë rregulloret dhe ligjet që janë në fuqi e të mos bëjnë veprime tjera të cilat, përveç se joligjore, shkaktojnë edhe vështirësi e pakënaqësi te banorët e kryeqytetit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera