Lajme

Asamblistët e Suharekës do të bëhen me laptopë

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 30 October 2018

10 mijë euro në laptopë.

Kjo është shuma që ka planifikuar të shpenzojë komuna e Suharekës.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se komuna e Suharekës do të blej laptopë për anëtaret e rinj të asamblesë.

-Advertisement-

Të 31 laptopët pritet të kushtojnë rreth 10 mijë euro apo saktësisht 8mijë e 959 euro.

Në të njëjtin njoftim thuhet se njëri nga kriteret për fitimin e këtij tenderi është ofrimi i çmimit më të ulët.

Ndryshe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 7 nëntor të këtij viti./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera