Uncategorized

Asambleja e OKB -së në New York, takime të MPJ-së së Kinës me Blinken dhe Annalena Baerbock

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 24 September 2022

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe Sekretari i Shtetit të ShBA-së Antony Blinken u takuan ne New York gjatë punimeve të Asamblesë së OKB -së.

Wang tha se marrëdhëniet Kinë-ShBA janë në një pikë kritike dhe është e domosdoshme që të dyja palët të punojnë për të ndaluar përkeqësimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe dhe për t’i ristalibizuar ato. Wang u fokusua në mënyrë specifike në veprimet e fundit nga pala amerikane në lidhje me çështjen e Tajvanit. Ai tha se ShBA-ja duhet t’i kthehet respektimit të tre komunikatave kino-amerikane dhe parimit “një Kinë”, të përsërisin politikën e tyre të “një Kine” dhe të shprehin pa mëdyshje kundërshtimin e tyre të qartë ndaj aktiviteteve separatiste të pavarësisë së Tajvanit në të gjitha format.

-Advertisement-

Blinken tha se kthimi i marrëdhënieve dypalëshe në një rrugë të qëndrueshme është në përputhje me interesat e të dyja palëve. Blinken përsëriti gjithashtu se pala amerikane nuk kërkon një “Luftë të Ftohtë” të re, nuk ka ndryshuar politikën e saj për “një Kinë” dhe nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua edhe me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Nju Jork. Wang Yi tha se që nga takimi i ministrave të Jashtëm të dy vendeve në Bali, bashkëpunimi praktik mes dy palëve ka bërë shumë progres, duke dërguar sinjale pozitive dhe demonstruar potencialin e qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Kinë-Gjermani. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Gjermanisë 50 vite më parë, të dy vendet kanë kuptuar njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi i gjithanshëm ka vazhduar të avancojë, duke sjellë përfitime për të dy popujt.

Nuk ka asnjë konflikt thelbësor interesi mes Kinës dhe Gjermanisë, dhe ne duhet të forcojmë komunikimin dhe të përmirësojmë mirëkuptimin.

Baerbock tha se Gjermania i përmbahet politikës “një Kinë” dhe i kushton rëndësi të madhe mbajtjes së shkëmbimeve dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë në fusha të ndryshme. Kina është një forcë e rëndësishme globale. Gjermania vlerëson se Kina ka vendosur objektiva ambicioze për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe ka luajtur një rol shembullor në përballimin e ndryshimeve klimatike. Gjermania është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në transformimin e gjelbër dhe zhvillimin inovativ, duke shfaqur rol udhëheqës në fusha të tilla, si realizimi i qëllimit të kontrollit të temperaturës në Marrëveshjen e Parisit dhe për t’u përballur së bashku me sfidat globale.

Të dy palët shkëmbyen mendime për çështjen e Ukrainës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë përpjekje të përbashkëta për të promovuar së bashku një armëpushim dhe për të ndalur konfliktin, në mënyrë që paqja të mund të vijë sa më parë dhe, në të njëjtën kohë, të merret me çështjet urgjente humanitare dhe efektet negative të përhapjes së krizës. Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështjen bërthamore në Gadishullin Korean.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera