Asambleja e OKB miraton rezolutën: Dënojmë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 12 October 2022
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën që e cilëson aneksimin nga Rusia të katër zonave të Ukrainës është i paligjshëm dhe jo i vlefshëm, raporton CNN.
Gjatë seancës speciale urgjente të asamblesë për Ukrainën, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se votimi është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës, por për vetë themelet e këtij institucioni.
“Në fund të fundit, OKB-ja u ndërtua mbi një ide: se kurrë më një vend nuk do të lejohej të merrte me forcë territorin e tjetrit”, shtoi Thomas-Greenfield.
Diplomatja amerikane tha se rezoluta bën thirrje për paqe dhe de-përshkallëzim dhe e bën të qartë se OKB refuzon tentativat për aneksime të Rusisë.
“Pra, le të dërgojmë një mesazh të qartë sot: Këto Kombe të Bashkuara nuk do të tolerojnë përpjekjet për aneksimin e paligjshëm. Ne kurrë nuk do ta njohim atë. Këto Kombe të Bashkuara nuk do të tolerojnë marrjen me forcë të tokës së një fqinji. Ne do t’i rezistojmë. Këto Kombe të Bashkuara nuk do të tolerojë shkatërrimin e Kartës së OKB-së. Ne do ta mbrojmë atë”, i tha ajo asamblesë.
“Mesazhi ynë sot është i zëshëm dhe i qartë: Nuk ka rëndësi nëse ju, si komb, jeni i madh apo i vogël, i pasur apo i varfër, i vjetër apo i ri. Nëse jeni një shtet anëtar i OKB-së, kufijtë tuaj janë të tuajt dhe mbrohen nga e drejta ndërkombëtare. Ato nuk mund të rishkruhen nga askush tjetër me forcë”, shtoi Thomas-Greenfield. /abcnews.al/
Të tjera
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...
-
Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit
Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argj...
-
Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus
Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe i...