Lajme

Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj me disa aktivitete për 1 qershor

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 01 June 2021

Me rastin e Ditës së Fëmijëve, gjatë ditës se martë, është mbledhur Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një njoftimi nga Komuna e Ferizajt bëhet e ditur se në këtë mbledhje mori pjesë Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyqi dhe Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, të cilët uruan fëmijët në ditën e tyre si dhe njëkohësisht u përgjigjën në pyetjet që kishin përgatitur fëmijët për kreun komunal.

“Gjatë ditës së sotme u mbajtën edhe një varg aktivitetesh në shënim të Ditës së Fëmijëve nga organizata të ndryshme joqeveritare në Ferizaj”, thuhet në njoftim. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera