Lajme

Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj mban trajnime për të drejtat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 04 August 2021

Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj në ambientet e Kuvendit Komunal kanë mbajtur të martën trajtimin me temën “Të drejtat e fëmijëve”, kështu ka bërë të ditur i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ai ka thënë se ky lloj aktiviteti po zhvillohet tash e disa vjet, shkruan Gazeta Infokus.

“Ky aktivitet i realizuar nga Asambleja Komunale e Fëmijëve po zhvillohet tash e sa vite nga organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children”. Ky trajnim ishte i dobishëm për fëmijët. Kështu u shpreh kryetarja Julinda Pira, e cila falënderoi edhe Drejtorinë e Arsimit si dhe partnerët për mbështetjen ofruar Asamblesë Komunale të Fëmijëve në jetësimin e vizionit të tyre për avancimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal”, ka shkruar Aliu. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera