Sport

As vitin e kaluar e as këtë afat kalimtar Barcelona nuk arriti ta transferonte yllin e Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 16 September 2020

Gjatë kësaj merkatoje Barcelona ksihte shfaqur interesim për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan Gazeta inFokus.

Aubameyang që është kapiten i londinezëve, ka vazhduar kontratën edhe për tre vite të tjera me ‘Topçinjtë’, ani pse ofertat nga klubet e medha nuk i kanë munguar.

Sky Sport raporton që Barcelona ishte interesuar për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni që nga viti i kaluar, kurse kësaj vere u mundua ta transferonte në ‘Camp Nou’, megjithatë kjo u bë e pamundur, pasi 31 vjeçari vazhdoi kontratën e tij me Arsenalin.

Aubameyang shënoj 22 gola në sezonin e kaluar në Premier Ligë, si dhe realizoi në ndeshjen e hapse të sezonit të ri kundër Fulham, ku të drejtuarit e Mikel Artetas fituan me rezultat 3-0.

“Të nënshkruash me Arsenalin nuk ka asnjëherë dyshime. Faleminderit tifozëve, bashkëlojtarëve dhe familjes time që me bëjnë të ndjehem si në shtëpi.

Unë besoj në Arsenalin. Besoj që së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha, si dhe besoj që gjëra të mëdha po vijnë për Arsenalin”, është shprehur Aubameyang.

Afati kalimtar veror përfundon me 5 tetor./Gazeta inFokus/

Të tjera