Fokus

As tërmeti nuk i bashkon politikanët e Kosovës e Shqipërisë

Autori: Halil Berisha 09:53 | 26 November 2019

Një tërmet i rëndë ka goditur orët e para të mëngjesit të së hënës shetin shqiptar.

Nga dridhjet e fuqishme prej 6.3 shkallësh, të vdekur mbetën 7 persona, e qindra të lënduar, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, në ndihmë të tyre, u nisën edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Kjo u bë me kërkesën e dy liderëve të shtetit të Kosovës, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi.

Por, ajo çka bie në sy, është se edhe në këtë rast të dhimbshëm, vërehen përçarjet mes liderëve të Kosovës e Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, pavarësisht se Hashim Thaçi është President i Kosovës, ai ka treguar se ka telefonuar Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, e jo homologun e tij, Ilir Metën.

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa, për të shprehur ngushëllime, edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka zgjedhur të preferuarit e tij në politikën shqiptare, e jo, homologun.

“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Përçarjet mes dy Kryeministrave, Ramush Haradinajt të Kosovës e Edi Ramës së Shqipërisë janë vërejtur sidomos për punën e taksës 100%, ku madje, Rama, pati thënë që do ta padisë Haradinajn.

Ndërsa, raportet u përkeqësuan në mes të Metës e Thaçit, pas idesë së këtij të fundit për shkëmbim territoresh, të cilën nuk e përkrahu Meta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera