As Rusia dhe as Kina, Biden tregon cili është “shteti më i rrezikshëm në botë”
Autori: Gazeta inFokus
18:45 | 17 October 2022
Në mes të debatit për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se Pakistani mund të jetë “një nga vendet më të rrezikshme në botë” sepse “ka armë bërthamore pa kohezion”.
“Ai që unë mendoj se është ndoshta një nga kombet më të rrezikshme në botë: Pakistani. Ka armë bërthamore pa asnjë kohezion”, tha Presidenti amerikan të enjten e kaluar gjatë një eventi të Komitetit të Fushatës Demokratike, transkripti i të cilit tani është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Biden i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi në të cilin presidenti iu referua ndryshimit të situatës gjeopolitike në mbarë botën, e ndikuar kryesisht nga pushtimi rus i Ukrainës.
Në përgjigje të kësaj deklarate, autoritetet pakistaneze kanë vendosur të thërrasin ambasadorin amerikan në Islamabad, Donald Blome. “E diskutova me kryeministrin dhe ne thirrëm ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për një takim zyrtar”, konfirmoi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, në një konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka hedhur poshtë “komentet e bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilat faktikisht janë të pasakta dhe mashtruese”, raporton a2news.
“Gjatë dekadave të fundit, Pakistani ka dëshmuar se është një shtet bërthamor shumë i përgjegjshëm, në të cilin programi i tij bërthamor menaxhohet përmes një sistemi komandimi dhe kontrolli teknikisht të shëndoshë dhe të pagabueshëm”, theksoi Presidenti. Më tej, Sharif vijoi reagimin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter: “Më lejoni të ritheksoj pa mëdyshje: Pakistani është një shtet i përgjegjshëm bërthamor dhe ne jemi krenarë që asetet tona bërthamore kanë garancitë më të mira sipas kërkesave të ndërkombëtarëve. Ne i marrim këto masa sigurie me seriozitetin më të madh. Askush të mos ketë dyshime”.

Të tjera
-
Haradinaj: Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni, William Walker
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e ish-ambasadorit...
-
Një vjet nga vdekja e kolonel Zejnullah Prokshit, përurohet pllaka përkujtimore për nder të tij
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në nj...
-
Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim më të madh për punët që mbahen nga gratë
Sipas një raporti të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbi ...
-
Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen
Një person vdiq dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në...
-
Rusia konfirmon se Ukraina kreu sulme me dronë në aeroporte
Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar se pati sulme nga Ukraina në aero...
-
Ngërçi në Kuvend, Tahiri: Kjo nuk është rastësi, është strategji e pushtetit aktual për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale
Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me dështimin e 24-t...
-
KEK-u nga sot nis furnizimin me energji nga FMF, për ndërmarrjet që kanë dal në treg të lirë pa nënshkruar kontrata furnizimi
Nga data 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në cilësinë e Furn...
-
E rëndë: Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të...
-
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 8 të arrest...
-
Kurti në ditën e 1 Qershorit “Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ditën e fëmijëve, 1 Qershorin. ...
-
Ministrja për Gratë e Çadit vjen në Kosovë, do të marrë pjesë në Forumin e udhëhequr nga presidentja Osmani
Ministrja për Gratë dhe Fëmijërinë e Hershme e Çadit, Amina Priscille Longoh ...
-
Kusari – Lila nuk i lë asnjë ‘faj’ LVV-së, insiston: Vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar përmes një ...