Lajme

As pas katër orëve të takimit Hoti-Macron nuk ka njoftim se çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 07 July 2020

As pas katër orëve pas takimit mes kryeministrit Avdullah Hotit me presidentin francez, Emmanuel Macron, nuk ka asnjë njoftim nga Zyra e Presidentit se çfarë u bisedua në Paris.

Orë më parë ka përfunduar takimi mes Hotit e Macronit, por asnjë e dhënë rreth tij nuk është bërë publike.

Hoti, në profilet e tij në rrjete sociale, ka publikuar vetëm pamjet nga pritja që iu bë në pallatin Elysée në Paris.

-Advertisement-

Ndërkaq, nga takimi i nisur në orën 11:30, Zyra e Kryeministrit akoma s’ka lëshuar njoftim.

Kryeministri Hoti ka nisur takimet, sipas agjendës evropiane, për bisedimet me Serbinë.

Ai të premten, më 10 korrik, do të marrë pjesë në samitin virtual të Parisit, të cilin e kanë thirrur presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Përvec Kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vuciq,

Kryeministri Hoti do ta përfaqesojë Kosovën edhe në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciq, në Bruksel, më 12 korrik.

Presidenti Hashim Thaci, që viteve të fundit ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të kësaj jave. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera