Lajme

As nga lufta, as nga SIDA dhe as nga drogat… zbulohet arsyeja e vdekjes së 9 milionë personave çdo vit

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 18 May 2022

1 në 6 vdekje u shkaktuan nga ndotja në vitin 2019, më shumë se bilanci vjetor i viktimave të luftës, malarias, HIV-it, tuberkulozit, drogave apo alkoolit.

Një studim i ri i publikuar nga “Lancet Commission”, zbuloi se 9 milionë njerëz vdesin si pasojë e ndotjes çdo vit, treçereku i të cilëve për shkak të ajrit të dëmshëm. Sipas shkencëtarëve, vdekjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe kimikatet toksike janë rritur me 66% përgjatë dy dekadave të fundit, nxitur nga urbanizimi i pafre, rritja e popullsisë dhe varësia ndaj karburanteve fosile.

“Ndikimi i ndotjes në shëndet mbetet tejet i madh dhe vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme mbajnë barrën kryesore. Pavarësisht ndikimit të pamasë shëndetësor, social dhe ekonomik, parandalimi i ndotjes anashkalohet gjerësisht në agjendat ndërkombëtare”, shprehet Richard Fuller, autor i studimit.

-Advertisement-

Pas ndotjes së ajrit, ndotja e ujit është kërcënimi i dytë më fatal përgjegjës për 1,36 milionë vdekje të parakohshme në vitin 2019. Më pas, vijnë ndotja me plumb dhe rreziqet toksike profesionale.

Më shumë se 90% e vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulta dhe të mesme, të cilat nuk janë në gjendje ta kthejnë ndotjen në prioritet, të tilla si India dhe Nigeria. /A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera