As këtë muaj s’ka dialog teknik Kosovë – Serbi
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 16 June 2018
Të hënën, më 18 qershor, delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë do të dalë para vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prezantuar të arriturat dhe punën e institucioneve të Kosovës në implementimin e marrëveshjeve të deritanishme.
Por, nuk ka ende një datë të takimit të ardhshëm për dialogun, prej kur përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka refuzuar të jetë pjesë e një takimi, pasi ka kërkuar fillimisht zbatimin e marrëveshjeve të deritashme.Në një intervistë për KosovaPress, Arifi ka sqaruar se nuk e kanë kushtëzuar BE-në dhe askënd tjetër, por thotë se nuk do lejojnë diçka që nuk e parasheh Kushtetuta e Kosovës. Shpjegon se për çfarë i kanë ftuar që të jenë të hënën në Bruksel.
Arifi thotë se Kosova ka zbatuar të gjitha marrëveshjet ose është në fazën përfundimtare të implementimit të tyre.
Ai shpjegoi se pala serbe e konsideron se Kosova është vonuar shumë me Asociacionit e Komunave Serbe, e sipas Arifit, në një mënyrë ka të vërtetë sepse është një marrëveshje e vjetër por, siç thotë ai, është një marrëveshje e cila ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Arifi ka shpjeguar për KosovaPress, se çfarë ka kërkuar Kosova nga BE-ja. Sipas tij Kosova nuk e ka kushtëzuar askënd. Përfaqësuesi i Kosovës për dialog me Serbinë, Avni Arifi, që është edhe shef i stafit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, është këmbëngulës se nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë vendimmarrës.
I pyetur nëse presidentët e të dyja vendeve do të takohen brenda këtij muaji, Arifi ka thënë se nuk flet për këtë çështje. Ndërsa, ka rikonfirmuar se në nivelin teknik nuk është paraparë ndonjë takim.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...