Lajme

As “Ferrari” nuk i kreu punë, kandidati “modest” i NISMA-s dështoi keq në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 18 October 2021

Xhemajl Hasani, kandidat i NISMA-s në Podujevë mori vëmendje të madh për deklaratën e tij me veturën modeste të tipit “Ferrari”.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, Hasani në komunën e Podujevës ka arritur të mbledh vetëm 199 vota, apo 0.54%.

Edhe Komuna e Podujevës ka shkuar në balotazh, ku Ekrem Hyseni nga LDK prin me 44.30% të votave, derisa në vend të dytë radhitet Shpejtim Bulliqi nga VV me 40% të votave.

-Advertisement-

Qytetarët e 21 komunave që kanë shkuar në balotazh duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre në këto zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera