Lajme

As erërat e fuqishme nuk i ndalin aeroplanët e “Adem Jasharit”

Autori: Mirlinda Bajraktari 19:28 | 24 Shtator 2018

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’,  si duket nuk u vrejten as edhe një pikë erërat e forta që sot e kapluan vendin.

Kjo për arsye së në këtë aeroport asnjë fluturim nuk u anulua madje as nuk është shtyrë as edhe për një minutë, njofton Gazeta inFokus.

Këtë e ka berë të ditur zëdhenësi për media në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi.

-Advertisement-

Sipas Krasniqit fluturimet e parapara për ditën e sotme realizuar më kohë.

“Fluturimet janë realizu normalisht, gjitha fluturimet e parapara janë realizuar në kohën që ka qenë e caktuar”, tha Krasniqi për inFokusin.

Ndërkaq në anen tjetër , sipas të dhënave të dhënave nga Qendra Emergjente në Prishtinë, gjatë ditës së sotme janë evidentuar rreth 20 raste të dëmeve nga erërat e forta në këtë rajon./GazetainFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy