Lajme

As 20 veta se votuan Besian Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 14 March 2021

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa ka befasuar me numrin e votave që ka marrë në kuvendin e LDK-së për kryetar të kësaj partie.

Ai ka mbetur i fundit në garë me vetëm 16 vota.

Ndërkaq, Lumir Abdixhiku është zgjedhur lideri i ri i LDK-së, duke u përmbyllur procesi i zgjedhjes së kryetarit në raundin e parë. Abdixhiku ka fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë.

-Advertisement-

Abdixhiku, që është kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë, është votuar nga 191 delegatë të partisë, raporton Gazeta Express.

Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 vota./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera