Sport

Arturo Vidal puthi logon e Juventusit, tifozët e Interi ‘çmenden’

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 17 January 2021

Interi dhe Juventusi po luajnë aktualisht në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’, skuadra e Interit është duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin për ‘Zikaltërit’ e ka realizuar mesfushori kilian, Arturo Vidal, i cili para fillimi të kësaj sfide ka bërë një gjest që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Vidal gjatë nxehjes së skuadrave ka puthur logon e ekipit të Juventusit.

Ky veprim i kilianit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe të tifozët e Interit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera