Sport

Arton Zekaj, talenti i Lille që po ecë hapave të një superylli

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 17 November 2018

Arton Zekaj është njëri nga futbollistët shqiptarë që premton shumë për të ardhmen. Futbollisti shqiptar është vetëm 18 vjeçar, ndërsa është pjesë e skuadrës së famshme franceze, Lille.

Mesfushori shkatërrues ka regjistruar një paraqitje për Lille këtë edicion, skuadër e cila po shkëlqen këtë vit në Ligue 1. 18 vjeçari shqiptar është talenti më premtues i Lille, me të cilën kategori shquhet për aftësitë e tij të mëdha në mesfushë.

Lidhur me idenë që ai t’i bashkohet Kosovës ose Shqipërisë së shpejti, familjar të tij i kanë thënë se futbollisti do të vendos me kohë për këtë.

-Advertisement-

“Artoni aktualisht është i përqendruar te skuadra e tij e re dhe se po bën përpjekje maksimale t’i tregoj vlerat e tij. Sa i përket përfshirjes së tij në skuadrat kombëtare të Kosovës ose të Shqipërisë, këtë do ta bëjë të ditur me kohë. Ai momentalisht ka nevojë për mbeshtetje aty ku është”, kanë thënë familjarët e futbollistit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera