Kulturë

Arton Musliu promovon librin “Shteti”

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 20 November 2018

Autori Arton Musliu do të promovojë të premten librin e tij të ri, të titulluar “Shteti”.

Ky libër paraqet në mënyrë kronologjike dhe të argumentuar historikun e formimit të rudimenteve parashtetërore, të sajimit të shtetit modern kështu siç e njohim sot.

Libri gjithashtu paraqet kriteret që një entitet duhet t’i plotësoj për t’u bërë shtet, evoluimin ndërkombëtar dhe ekuilibrin e forcës.

-Advertisement-

Ky studim, sipas autorit sfidon edhe konceptin tradicional të formimit të shteteve.

Promovimi i tij do të bëhet në bibliotekën kombëtare të Kosovës nga ora 17:00 më 23 nëntor. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera