Lajme

Arton Demhasaj: Lumiri e kandidoi Përparim Ramën të cilit i anuloi ndërtimin në Badovc

Autori: Islam Morina 23:30 | 01 October 2021

Analisti Arton Demhasaj, ka thënë se LDK-ja do të ketë rënnie në Prishtinë dhe atë për shkak të vet LDK-së dhe Përparim Ramës si kandidat që deshi të bëjë ndërtime në Badovc e tash kandidon me programin e “Green Zone-s”.

Demahsaj ka thënë se ishte vet kryetari i LDK-së tash që në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, ia anuloi projektin Ramës dhe mburrej se e shpëtoi Badovcin, kurse tash të njëjtin e kandidon për Prishtinën me një program për “Green Zone”, shkruan Gazeta Infokus.

Ai nuk e la pa ia përmendur Përparim Ramës edhe premtimin e tij qesharak për zhvendosjen e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe bërjen e një liqeni artificial n vend të tij./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera