Artisti shqiptar me fjal emocionuese për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 01 December 2019
Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se në në fatkeqësinë që Shqipëria pësoi gjatë të martës u tregua kush janë “kosovarët”.
Kjo pasi që pas tërmetit që goditi Shqipërinë e gjithë populli kosovarë u ngrit në këmbë që të ndihmonte shqipërinë, shkruan gazeta inFokus.
Madje Kabashi ka treguar se ka pasur thirrje të shumëta në telefonin e tij nga miqt e tij kosovarë të cilët i janë drejtuar duke i thënë se do i lirojnë shtëpitë e tyre për të pastrehët.
Ai ja ka kujtuar Shqipërisë duke i thënë se “këta janë ‘Kosovarët’, për ju që në asnjë moment nuk keni menduar diçka pozitive për ta. Kjo është ndihma e tyre, pa asnjë hezitim”./Gazeta inFokus/.
Kjo është letra emocionuese e artistit shqiptar:
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima e më shumë se 900 të lënduar, ndërsa u traumatizuan fëmijë e të rritur, aq shumë sa nëse ndihet një lëkundje sado e vogël, ndonëse nga ndonjë arsye tjetër, brofin në këmbë e braktisin shtëpitë e tyre në çast.
Por kjo fatkeqësi natyrore, tregoi atë për çka ne, shqiptarët e Shqipërisë ishim pesimistë, e jo rrallë herë paragjykues ndaj vëllezërve e motrave të Kosovës. Shumë kush në Shqipëri kur binte fjala tek periudha e luftës në Kosovë dhe strehimi i shqiptarëve të Kosovës në shtëpitë tona, shprehej se ‘ata nuk e bëjnë një gjë të tillë për ne’. Të parët për të paragjykuar si gjithmonë. Por ky paragjykim do të zgjaste deri më 26 nëntor, të paktën për ato mendje të pastra.
Menjëherë pas termetit e gjithë ushtria e Kosovës u nis në kolonë për të ndihmuar Shqipërinë. Një foto e publikuar në rrjet shkaktoi shumë polemika. E pabesueshme por ishte e vërtetë. Rrugët që më parë ishin mbushur me të prekurit e luftës dhe që kërkonin strehim në Shqipëri, do të mbusheshin me forcat ushtarake dhe policore të Kosovës si dhe njësitë speciale të tyre për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. ‘Është fotomontazh’, kjo ishte një nga shprehjet më të përdorura, deri në momentin kur “Fax News” dhe mediet e tjera do të publikonin edhe video të kësaj autokolone.
Sërish paragjykime, deri në momentin kur rrjetet sociale do të mbusheshin me thirrje të ndryshme nga Kosova e deri në vendet e Bashkimit Europian, ku shqiptarët e Kosovës jetojnë e punojnë. Jepnin numrat e tyre dhe vinin në dispozicion banesat në atdhe për çdokënd që kishte nevojë. Një gatishmëri totale. Më 26 nëntor deri në orën 2 të mëngjesit Fax News transmetoi të gjitha këto thirrje për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Dikush ishte i gatshëm për të strehuar 1 familje, një tjetër 3, dikush 10 persona, 50 e deri në 200 të prekur. Ishte ora 2 dhe vijonin të vërshonin këto thirrje nga Kosova.
Telefoni im nuk pushonte. Thirrje nga të njohurit e mi shqiptarë të Kosovës në Zvicër, Gjermani, Austri etj. Refreni ishte i njëjtë: “Beko të lutem publiko që shtëpinë time e lëshoj për familjet e dëmtuara nga tërmeti edhe pse nuk jemi ne atje”. Kishte sosh prej tyre që ofronin edhe një rrogë mujore për ata që do të strehoheshin në shtëpitë e tyre për të mbuluar shpenzimet me ushqime, pasi nuk do të ishin vetë në Kosovë, por në kurbet.
Këta janë ‘Kosovarët’, për ju që në asnjë moment nuk keni menduar diçka pozitive për ta. Kjo është ndihma e tyre, pa asnjë hezitim.
Mediat u mbushën edhe me dy raste të tjera, ku një punonjës i policisë së Kosovës, ndihmonte simotrat dhe sivëllezërit e tij në Shqipëri, ndërsa krahas kësaj fotoje, shfaqej një tjetër e vitit 1999 kohë kur ai ndihmohej dhe strehohej në Shqipëri nga lufta dhe genocidi serb. Një tjetër foto që bëri xhiron e rrjetit, ishte një batanie e vjetër e cila në kohën e luftës i ishte dhënë një familje nga Kosova për t’u mbuluar. Ajo batanie nuk ishte humbur, ishte ruajtur si kujtim i asaj mikpritje, ku Kukësi nga 30 mijë banorë u shndërrua në më shumë se 700 mijë të tillë. Ajo batanie tashmë do t’i dhurohej një familje të mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Këta janë ‘kosovarët’ që ju i paragjykoni, për mua këta kanë qenë gjithmonë, janë dhe do të mbeten shqiptarët e Kosovës. Kjo është gjysma më e mirë e Shqipërisë.
Faleminderit Kosovë!
Të tjera
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...