Lajme

Artisti kosovar krijon portretin e Joe Biden me 120 kilogramë fara dhe drithëra

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 19 January 2021

Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist kosovar ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme,

45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule, raporton EuroNews.

-Advertisement-

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse ai [Biden] e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

Biden është tejet i njohur për kosovarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera