Artistët që 2017-ta, i ndau nga ne!
Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 01 Janar 2018
Ky vit që po lëmë pas ishte një vit me shumë gjëra të reja, fytyra të reja, e suksese të mëdha në estradën tonë.
Por në po këtë vit estrada jonë, teatri e televizionet humbën shumë persona me vlera të mëdha.
Gjatë 2017-ës Kosova ka humbur një numër të madh të artistëve të cilët i dhanë shumë vendit të tyre, artist të cilët përherë do të mbetën gjallë dhe të kujtuar nga populli shqiptar.
Më 8 janar, 2017-ta e mori nga ne aktorin e mirënjohur, Hasan Gashin.
Ai ishte i njohur për publikun me anë të rolit të tij humoristik e që më së shumti barte nofkën “Hasan Kungji”.
Gashi ishte aktori nga Kosova që për shumë vjet ka argëtuar popullin shqiptar me humorin e tij.Ai me skenat edhe humorin e tij ka bërë që të gjithë t’i shikojnë emisionet pjesë e të cilave ishte ai.

Aktori i famshëm kosovar, Skënder Tafaj, ka nderuar jetë me 4 Gusht të vitit 2017.
Ish aktori i gjeneratës së artë ka luajtur qindra role në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 viteve ku emigroi në Zvicër.“Era dhe Lisi”, “Kur Pranvera vonohet”, “E kafshoja terrin” janë vetëm disa nga filmat e njohur ku Tafaj kishte aktruar.
Tafaj ishte një nder aktoret më të mirë të Kosovës.

Françesk Radi ka vdekur me 3 prill
Këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragjie cerebrale.
Pas goditjes në tru, ai ra në gjendje kome për të mos u zgjuar më.
Radi vdiq në moshën 67 vjeçar.
Për një periudhë të gjatë Radi punoi estradën e shtetit me instrumentet e kitarës por njëkohësisht edhe si kantautor.
Gjatë tërë kohës ka kompozuar edhe kënguar shume këngë në festivalet shqiptare.

Vdekja tragjike e gazetares Adela Xhamani në lule të rinisë pas një ataku kardiak, që tronditi botën e medias dhe jo vetëm, la pas dhimbje, lot dhe mijëra mesazhe ngushëlluese për humbjen e madhe.
Adelajda, ka ndërruar jetë me 29 tetor të vitit 2017, ajo ishte në moshën 31-vjeçare.
Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, pasi ishte pjesë e Big Brother Albania, ku ajo doli e dyta, shkruan Gazeta Blic.
Adela ishte gazetare ku sapo ishte bashkuar televizionit “Fax News” .
Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit “Bluetooth” në “Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës “Who”.

Aktori i njohur Blerim Peci ka ndërruar jetë me 9 dhjetor të vitit 2017.
Aktori vuante prej sëmundjes në mëlçisë.
Ai njihej si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend – karrierën e kishte nisur në emisionin “Show Meselation”.
Aktori Peci njihet për pjesëmarrje në emisione të ndryshme humoristike.
Së fundmi ai ishte pjesë e emisionit “Vikendi”, i cili transmetohej çdo javë në televizionin publik.
Një nga pjesët më të pëlqyera të këtij emisioni ishte “Udhëtimi në kohë”, në të cilin aktori i ndjerë Blerim Peci luante rolin e një burri tradicional të viteve të mëparshme.
Para se të angazhohej në emisionin “Vikendi”, ai njihet edhe për emisione të tjera.
Vdekja e aktorit nga Mitrovica ka prekur shumë njerëz jo vetëm në qytetin e tij por edhe në tërë Kosovën.
Në rikujtim të aktorit që shkurt e kanë quajtur Beli është krijuar edhe një këngë si shenjë respekti për të.
Është këngëtarja e re nga Vushtrria Dafina Aliu e cila ka interpretuar këngën me titull “Ma leht pa dhimbje”, këngë kjo që i ka pëlqyer gjithnjë aktorit të ndjerë.


T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...

































