Sport

Arteta ndjehet keq për situatën e Ozilit

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 20 November 2020

Mesut Ozil nuk është përfshirë fare në listën e skuadrës së Arsenalit për këtë edicion, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti me nënshtetësi gjermane ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2021, ku edhe do të largohet, pasi dihet që ai ka prishur marrëdhëniet me skuadrën.

Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i ‘Topçinjëve’, Mikel Arteta, i cili ka shprehur keqardhjen e tij për situatën në të cilët ndodhet Ozil.

-Advertisement-

“Nuk është e drejtë që një futbollist i skuadrës së tij të mos ketë mundësinë të stërvitet dhe të zbresë në fushë me pjesën tjetër të ekipit, askush nuk e meriton diçka të tillë” ka thënë Arteta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera