Lajme

Artan Hajrizi: Fatoni u ardhë ka qëndru tek unë nja dy orë bashkë me disa shokë, m’i ka vjedhë dokumentet

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 18 July 2024

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit është lajmëruar në një stacion policor në Gjermani, për të lajmëruar që dokumentet e tij janë vjedhur.

Këtë veprim, Hajrizi për Insajderin ka thënë se e bëri vëllau i tij, Fatoni.

“Jo, jo, absolutisht unë nuk jam i përfshirë. I deklarova dokumentet e humbura. Fatoni ka qenë tek unë bashkë me disa shokë dhe m’i ka marrë dokumentet, m’i ka vjedhë”, ka thënë Artan Hajrizi.

-Advertisement-

 

 

Ai ka treguar se policia gjermane i kanë thënë që të vazhdoj të qëndroj në Gjermani dhe e ka sygjeruar që të mos kaloj nga Serbia.

Autoritete serbe kanë ngritur akuza ndaj tij për vrasjen e një polici serb mbrëmë pas mesnate.

Por, përmes një lidhje direkte, Hajrizi ka rrëfyere se nuk ka qenë fare në Serbi por ndodhet në Gjermani.

Madje ai është paraqitur me rroba të punës.

Ai ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumente e tij janë vjedhur nga vëllai i tij, Faton Hajrizi.

Tutje, Hajrizi distancohet nga vëllai i tij duhe thënë se nuk i intereson se çfarë ka bërë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera