Lajme

Artan Hajrizi dyshohet se ia dërgoi me postë pasaportën vëllait Fatonit

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 18 July 2024

Mbrëmë pas mesnatës, raportohet se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë.

I dyshuar për këtë rast fillimisht ishte shtetasi i Kosovës Artan Hajrizi, pasi në vend të ngjarjes u gjet pasaporta e tij.

Mirëpo, më vonë u kuptua se Artani ishte në Gjermani dhe se pasaportën e tij e kishte në pronësi Fatoni, vëllai i tij.

-Advertisement-

Për Kosova Today në Klan Kosova, Artani tha se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën kur ka qenë në vizitë te ai pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës rreth dy javë më parë.

Mirëpo, Klan Kosova ka mësuar nga burimet se në fakt, Fatoni pasaportën e vëllait të tij e ka pranuar me postë, dhe jo siç ka deklaruar Artani se dokumentet personale i janë vjedhur nga vëllai.

Njëjtë është shprehur edhe babai i Artanit dhe Fatonit, Mustafë Hajrizi. Për “Nacionale”, ai e ka dhënë versionin e Artanit se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën atij.

U kap në një restorant, detaje nga dyshimet se është arrestuar Faton Hajrizi

Mediat serbe zbulojnë identitetin e taksistit që u arrestua nën dyshimin se e voziti sulṃuesin nga Presheva drejt Loznicës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera