Lajme

Artakollit mbështet fuqishëm fitoren e Kryetarit Xhafer Tahiri

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 26 September 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka marrë mbështjetje të madhe nga Stroci e Artakolli për fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.

Tahiri tha se ujësjellësi, ndriçimi, kanalizimi e rrugët lokale janë projekte që janë duke u kryer në këtë rajon ndërsa tha se se do të rritet mbështetja e bujqësisë dhe fermerëve si dhe punësimi i të rinjve e grave përmes granteve.

Postimi i plotë i Tahirit:

-Advertisement-

Stroci e Artakolli po i japin mbështetje të madhe fitores tonë. Mësuesi i vyer Behar Duraku është asambleisti ynë që me urti do të përfaqësoj Artakollin në Asamble të Komunës. Ujësjellësi, ndriçimi, kanalizimi e rrugët lokale janë projekte që jemi duke i kryer.

Mbështetja e bujqësisë dhe fermerëve do të rritet si dhe punësimi i të rinjve e grave përmes granteve.

Vazhdojmë #4 +

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera