Rozë

Arta Nitaj, tërheqëse në pozat e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 23 April 2018

Arta Nitaj kohë pas kohe publikon fotografi në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë dukjen e saj.

Modelja e shndërruar në aktore numëron mbi 152 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa imazhet që i poston marrin dhjetëra mijëra pëlqime.

-Advertisement-

Në një fotografi të publikuar gjatë ditës së diel, falë makijazhit, ajo duket më ndryshe.

“Jeta është dashuri”, ka shkruar bukuroshja në kinezisht në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Arta Nitaj u bë e njohur për publikun e gjerë, falë rolit të Xhesikës në hit-serialin televiziv “O Sa Mirë”.

Ajo ka zbukuruar edhe disa videoklipe të këngëtarëve shqiptarë duke vënë në pah bukurinë saj.

Njëherësh, Arta ka qenë shpesh pjesë e faqeve rozë duke u spekuluar për lidhje të ndryshme me personazhe të njohura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera