Rozë

Arta Nitaj komenton fotografitë e zhveshura që qarkulluan në rrjet, thotë se nuk ishte ajo

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 18 October 2020

Kohë më parë në rrjet kanë qarkulluar disa imazhe të një vajze topless, ku thuhej se ishte modelja e njohur, Arta Nitaj.

Pas këtyre spekulimeve, kishte reaguar edhe modelja, duke thënë se në fotografi nuk ishte ajo.

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, Arta publikisht ka treguar për këto imazhe dhe disa biseda intime të publikuara.

-Advertisement-

“E publikova unë emrin e asaj vajze që nuk isha unë në fotografi, nuk janë të miat dhe pyetja është bërë gabim”, është shprehur ajo.

Më tutje ajo shtoi: “Nuk përkasin me mua aspak, as fjalët e as fotografia”.

Sidoqoftë kësaj, gjatë këtij viti bukuroshja brune ka qenë mjaft e komentuar në faqet rozë.

Sa i përket lidhjes së dashurisë, Nitaj ka shtuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak, por se është në kërkim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera