Lajme

Arta Marku gazetarëve: I kujt është faji për tensionin e krijuar? I imi?

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 15 January 2018

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e nisi javën me një takim prezantues me gazetarët, pas akuzave të shumta, komenteve dhe lajmeve që kanë shoqëruar lëvizjet në prokurori. Marku nuk ka folur shumë në takim, por edhe nuk i ka shpëtuar një prononcimi të shkurtër për mediat.
“Ju uroj mirëseardhje, takimi është sa për t’u prezantuar ballë për ballë. nuk është konferencë për shtyp. Përgjigjeve tua do t’ju jap përgjigje një moment tjetër. Jo se nuk kam përgjigje, por jemi pak shpejt. Se sa e paanshme do jem, do duket nga puna ime, kështu që nuk është momenti që të flasim tani për këtë, thjesht për t’u prezantuar sot” ka thënë Marku që gjithsesi nuk i ka shpëtuatr një komenti për tensionin e krijuar jo vetëm në prokurori, por edhe në politikë.

“I kujt është faji për këtë tension që është krijuar? I imi?” dëgjohet të thotë në video, kryeprokurorja e zgjedhur me votat e Partisë Socialiste para gazetarëve.

Video e shpërndarë nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme është dhe dalja e parë në publik e Arta Markut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera