Lajme

Arsyetohet Labinot Tahiri pasi nuk heshti në heshtje zgjedhore

Autori: Egzon Morina 04:04 | 05 October 2019

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmerin e Kosovës, Labinot Tahiri, përmes një postimi të bërë në orën 00:34 në profilin e tij në Facebook ka thyer heshtjen zgjedhore, shkruan Gazeta inFokus

Tahiri pas përfundimit të fushatës elektorale u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës mbështëtje që të zgjedhet edhe për një mandat deputet.

LEXO EDHE: Labinot Tahiri then heshtjen zgjedhore (FOTO)

-Advertisement-

Mirpo pas disa komenteve të bëra nga disa komentues drejtuar Tahirit se ka thyer heshtjen zgjedhore ky i fundit fajin e ka hedhur te rrjeti.

“O rrjet skam pas rruges e kam postua me herët dhe si jam futur ne valet e Ipkos është postuar vetë! Jau dhash besen qe nuk postoj pa merak”, ka komentuar Labinot Tahiri në postimin e tij.

Kujtojmë se sipas ligjeve të Republikës së Kosovës heshtja zgjedhore nis një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe po në të njëjtën ditë ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera