Lajme

Arsyetohet Abelard Tahiri, thotë se nuk i ka sharë deputetët

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 28 April 2022

Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, arsyetohet pas faljes që ka kërkuar për shkak se ka sharë në Kuvend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai gjatë seancës së Kuvendit është dëgjuar duke sharë.

“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, kishte thënë Tahiri pas zhurmës së krijuar në Kuvend, duke mos e lërë ministren Albulena Haxhiu që të flasë.

-Advertisement-

Pas kësaj Tahiri ka kërkuar falje mirëpo pak më vonë është arsyetuar duke thënë se nuk ishte për deputetët.

“Një fjalor jo korrekt i imi ju kërkoj falje dhe jo s’ka lidhje me deputet e opozitës dhe me asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar me seancën plenare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera