Lajme

Arsyetimi i çuditshëm i Kurtit: Dialogu nuk është top prioritet, në Ohër isha në vikend

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 22 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin dhe marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

Ai ndër të tjera ka përsëritur sërish që dialogu nuk është në prioritetet e tij pavarësisht që takimet me Serbinë janë shpeshtuar.

Arsyetimi i Kurtit për këtë ishte se në Ohër ka shkuar në vikend derisa gjatë javës po punon në Kosovë e që sipas tij kjo tregon se dialogu nuk është prioritet për të.

-Advertisement-

“Mund të ju duket juve po unë e përjetoj nëse shihni nga angazhimi im ditor mujor e vjetor nuk është dialogu prioriteti im. Unë në vikend kam qenë në Ohër. Tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti.

Derisa nuk ka hezituar edhe të rendisë disa nga punët që ai bën dhe me çfarë merret e që sipas tij ato janë prioritet për kryeministrin.

“Së pari më lejon të ju korrigjoj, nuk është top prioritet në angazhimet e mia as për nga vëllimi as për nga intensiteti. Ju nuk e dini se çfarë bëj unë gjithë ditën por nëse shihni angazhimet për ekonomi arsim, shëndetësi, infrastrukturë për financat për pakicat e tjera për qytetet dhe për fshatrat, për komunat, angazhimet ndërkombëtare për marrëdhënie bilaterale me shtetet e tjera më të cilët kemi grante, kredi, organizata të ndryshme në të cilat Kosova është anëtare të tjera në të cilat duam të anëtarësohemi vëllim gjigand i punës është kjo prandaj edhe një herë po e them nuk është top prioritet i punës sic po e konstatoni ju”, ka thënë Kurti në këtë konferencë si përgjigje në pyetjen që iu drejtua nga gazetarët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera