Lajme

Arsyetimi banal për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 20 November 2018

Qeveria e ka pranuar se ka dështuar që ta anëtarësojë Policinë e Kosovës në Interpol.

Në një njoftim për media, qeveria ka thënë se Serbia ka bërë fushatë të egër dhe se e ka dëshmuar edhe një herë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve.

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

-Advertisement-

Askush sipas tyre nuk do të duhej t’i gëzohej këtij lajmi, pasi anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare do t’i shërbente vetëm luftës kundër krimit dhe kriminelëve.

Megjithatë, qeveria thotë se Kosova nuk do të dorëzohet dhe në një ardhme shumë të afërt do të provoj sërish anëtarësimin. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera