Lifestyle

Arsyet se pse çiftet kryejnë më pak marrëdhënie seksuale

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 15 September 2020

Nga oraret e lodhshme të punës ose rraskapitja nga fëmijët, duket se mbajtja gjallë e “zjarrit” në një marrëdhënie është shumë sfiduese. Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar vrasësit e vërtetë të pasionit – dhe tradhtia nuk është më në krye të listës.

Psikologët vendosën që të merrnin në studim jetën seksuale të qindra vullnetarëve, për të zbuluar pse jeta e tyre seksuale po zvogëlohej. Në krye të listës ishte një “mungesë entuziazmi”, shkruan “Mail on Sunday”.

Kjo u pasua nga një mungesë kohe dhe hapësire, ku çiftet shpreheshin se ndiheshin të “shtypur” nga gjysmat e tjera, thotë revista “Evolutionary Psychology”. Ndërsa vrasësi i tretë më i madh i humorit ishte orari i ngarkuar i punës, e pastaj edhe “seksi i keq”. Profesor Meneleos Apostolou nga Universiteti i Nikosisë, Qipro, i cili kreu sondazhin, tha se ishte e rëndësishme të identifikohej pse jeta seksuale po zbehej.

-Advertisement-

Duke folur për MOS ai tha: “Vështirësitë në mbajtjen e një marrëdhënieje intime mund të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme emocionale tek njerëzit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera