Arsyet pse ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 23 May 2018
A ju duhet shumë luftë me vetën për t’u ngritur nga shtrati, dhe ndjeheni vazhdimisht se ju duhet të mbështeteni në marrjen e proteinave, kafesë dhe trajtime të tjera me sheqer për ta marrë veten gjatë ditës?
Nëse është kështu, atëherë nuk jeni vetëm. Hulumtimet dhe analistët e tregut Mintel tregojnë se një nga tre persona kanë pranuar se ndjehen gjithmonë të lodhur për shkak të ritmit të jetës moderne. Si rezultat i saj, shitja e pijeve energjike dhe barnave të tjera të energjisë ka qenë e madhe , e cila është një ofertë e dëshpëruar për ta luftuar lodhjen,
Nuk jeni duke ushtruar mjaftueshëm
Kjo mund të jetë gjëja e fundit që mund të ju shkojë në mend ta bëni. Mirëpo nëse mendoni se jeni duke e shmangur lodhjen duke mos bërë ushtrime, në fakt ju po e bëni vetëm të ndjeheni edhe më keq. Disa të rritur në Universitetin e Gjorgjisë kanë filluar ushtrime të lehta me vetëm 3 herë në javë nga 20 minuta dhe kanë raportuar se janë ndjerë më pak të lodhur dhe me më shumë energji pas gjashtë javësh. Kjo është për shkak ushtrimi i rregullt e bën zemrën dhe mushkëritë të punojnë në mënyrë më efikase, duke u dhënë oksigjen edhe ushqyeseve të tjerë jetik të trupit.
Nuk jeni duke fjetur aq mirë sa mendoni
Hulumtimet e fundit tregojnë shumë prej nesh e përjetojnë gjumin me ndërprerje gjatë natës. Dhe ky lloj i gjumit, nuk plotëson nevojat tona të energjisë. Gjumi me ndërprerje mund të shkaktohet nga stresi, por edhe nga mbi stimulimi i trurit para kohës së gjumit. Për shembull, duke kontrolluar emailin ose duke përdorur tabletë të ndryshëm të mençur, të cilët lëshojnë dritën e kaltër e cila e prish gjumin duke e mashtruar trurin me prodhimin e hormoneve të ‘Zgjimit” në kohën kur ju në të vërtetë keni nevojë për të pushuar.
Varësia nga kafeja ju merr energjinë
Edhe pse mendojmë se kafeina ndihmon në zgjimin tonë, ajo në të vërtetë na bën të ndihemi më të lodhur. Dr Chidi Ngwaba, drejtor i Medicine Clinic shpjegon: “Kjo është për shkak se kimia e trurit tonë nuk e pëlqen”. Kafeja gjithashtu është një çorientues serioz i gjumit.
Keni mungesë hekuri
Shifrat tregojnë se rreth një e treta e grave janë kanë sasi më të vogël të hekurit për shkak të periudhave të rënda. Disa prej tyre nga mungesa e hekurit janë më anemike. Nëse tërheqim qepallat e poshtme dhe pjesa e brendshme e syrit është e zbehtë dhe jo rozë, atëherë këto janë shenja treguese për mungesë të hekurit.
Keni mungesë të vitaminës B
Nutricisti Rob Hobson shpjegon: “Ne të gjithë kemi jetën të ngarkuar dhe stresuese, kështu që është e domosdoshme për ti siguruar trupit kalori të mjaftueshme dhe vitaminat e duhura ti marrim gjatë ditës. “Vitaminat B janë veçanërisht e rëndësishme dhe të nevojshme për të kthyer ushqimin që ju hani në energji”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...