Lajme

Arsyet pse ministria e Veliut vendosi të largoj këshilltarin amerikan të Kurtit, Tienmu Ma, nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 24 September 2020

Gazeta Infokus raportoi ekskluzivisht këtë të enjte se Divizioni për të Huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Agim Veliu ka refuzuar leje qëndrimin e këshilltarit amerikan të Albin Kurtit Tienmu Ma.

Por, një vendim i tillë ishte marrë edhe disa ditë më herët, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë vendim e ka siguruar Gazeta Infokus, ku edhe thuhet se edhe i ndalohet ri-hyrja në Kosovë për një vit.

-Advertisement-

Në vendim shkruhen edhe arsyet pse iu refuzua leje qëndrimi në Kosovë.

“I huaji nuk ka asnjë dëshmi përmes së cilës posedon mjekete të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës”.

“I cili ka vetëm datën e lëshimit në vitin 2019 mirëpo nuk e ka datën e skadimit që llogaritet se tani sigurimi shëndetësor është i skaduar”.

“Pas vlerësimit të kontratës vërtetohet se kontrata në fjalë është e lidhur në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-232 të Punës sepse mungojnë elementet e kontratës siç janë: adresa e vendbanimit dhe dëshmia për pagën e caktuar”.

Arsye tjetër është edhe ajo e dëshmisë që personi në fjalë nuk është nën hetime, shkruan Gazeta Infokus.

“Dokument ky i cili mungon në dosjen e shtetasit të huaj”.

Dokumente tjera që mungojnë thuhet që janë edhe çertifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin ose dëshmia për regjistrimin e organizatës, dëshmia mbi arsimimin ose koalufikimin e fituar profesional, kopja e vërtetuar nga noteri dhe e përkthyer ose origjinali”, thuhet në arsyen e refuzimit të leje qëndrimit.

Ndërsa, në rast të mosrespektimit të afatit për largim, që ishte deri më 4 shtator, ai do të largohej me forcë nga Kosova, shkruan Gazeta Infokus.

E ndaj këtij vendimi ishte bërë edhe ankesë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera