Arsyet përse ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë, ja si ta trajtoni
Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 14 January 2021
Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës. Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.
Çfarë E Shkakton Dhimbjen E Shpatullës Kur Bën Ftohtë?
Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë. Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur. Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.
Si Mund Të Shmangni Dhimbjet E Dimrit?
Sipas të dhënave, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet. Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore. Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirie dhe çlironi muskujt kur dilni. Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.
Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmën E Mjekut?
Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë AgroWeb.org rekomandon të kërkoni ndihmën e mjekut. Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:
Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar Dhimbja që vazhdon për shumë ditë Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut, Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes. Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje. Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...