Sport

Arsyeja që portieri i West Ham United sonte shpërtheu në lot në ndeshjen ndaj Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 30 November 2019

Portieri 33-vjeçar, i treti i West Ham United, më në fund bëri debutimin e tij në Premier League, pas 16 vitesh si profesionist.

David Martin qau pasi mbajti portën e paprekur në Stamford Bridge gjatë mbrëmjes së sotme, shkruan Gazeta Blic.

Ai bëri disa pritje fantastike në këtë ndeshje duke e ruajtur portën e pa prekur për plotë 90 minuta.

Pas ndeshjes të gjithë ishin pranë tij, tifozët ishin të shtangur për faktin se nuk e kishin parasysh pse ai po qante.

Megjithatë ai në një intervistë pas ndeshjes u shpreh se është nata më e mirë e jetës së tij dhe nuk po mund t’a përjetoj normalisht këtë gjë.

Ai u pa edhe në përqafimin e babait të tij, i cili poashtu në lot.

Të tjera