Lifestyle

Arsyeja pse gratë japoneze nuk shëndoshen kurrë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 13 June 2017

Në 25 vitet e fundit, gratë japoneze mbajnë vendin e parë si popullsia më jetëgjatë në tokë, sipas statistikave. Mesatarisht jetojnë 84 ose më shumë vjeç, dhe siç duket, shendoshen shumë rrallë.

Naomi Moriyama, në librin e saj “Japanese Women Don’t Get Old or Fat”, zbulon sekretet e jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë së grave japoneze, duke e çuar lexuesin në botën e kuzhinës së nënës së saj në Japoni. Sipas saj, ushqimet që nxisin rënien në peshë janë pjesë e kuzhinës se përditshme japoneze dhe populli japonez i konsumon ato rregullisht.
Për shembull, përfshihet peshk, perime, çaj jeshil, alga deti, oriz qe jane të pasura me cilësi anti-plakje e që nxisin rënien në peshë.

E dinit që japonezët konsumojnë rreth 10% të të gjithë peshkut në botë, edhe pse përbëjnë 2% të popullsisë së botës?

-Advertisement-

Siç pohon Moriyama, prindërit japonezë mësojnë fëmijët e tyre që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë çdo kafshatë. Për më tepër, një nga rregullat kryesore të të ushqyerit është që të mos e mbushësh kurrë pjatën plot dhe të mos hash kurrë porcione të mëdha ushqimi. Përveç kësaj, çdo ushqim shërbehet veç e veç. Në librin e saj, Moriyama shpjegon se kuzhina japoneze është e thjeshtë dhe praktike për shkak se ushqimi përgatitet ngadalë dhe kryesisht është i pjekur në skarë, në avull ose i zier.

Ajo shpjegon se në vend të bukës, japonezët kombinojnë orizin me pothuajse çdo vakt dhe ky është dallimi kryesor mes kuzhinës perëndimore dhe asaj lindore. Për mëngjes, japonezët zakonisht konsumojnë çaj jeshil, oriz të zier, tofu, supë, hudhra, vezë të fërguara, apo peshk.

Nga ana tjetër, ato nuk konsumojnë kurrë ëmbëlsira, ose të paktën i konsumojnë rrallë. Ata që hanë ëmbëlsira, i shërbejnë në porcione të vogla. Kjo jo sepse nuk e pëlqejnë çokollatën, akulloren, biskotat, etj, por sepse e dinë që konsumimi i tepërt i këtyre produkteve ka efekte negative. Po kështu, Moriyama thekson rëndësinë e ushtrimeve fizike. Kështu, gratë në Japoni praktikojnë shumë ecjen, ngjitjen në male, dhe biçikletën. /DITA/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera