Fokus

Arsyeja interesante pse Fatmir Limajn e përjashtonin arsimtarët nga klasa

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 21 September 2019

Jo gjithmonë, kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma – AKR, Fatmir Limaj ka qenë i qetë në shkollë.

Limaj në një rrëfim për emisionin e Gazetës inFokus, n’Konak ka treguar se ka pasur raste kur atë e kanë përjashtuar nga klasa, arsimtarët e shkollës fillore.

Megjithatë ai ruan një respect të vecantë për mësuesit.

-Advertisement-

“Nuk e di, por ne atëherë kemi pasur mësues të jashtëzakonshëm. Mësuesa të cilët nuk e kanë pasur thjeshtë vetëm me e kry punën, por njëmend kanë qenë shumë të përkushtuar dhe e kanë dashtë zanatin. Prej sjelljes, prej ardhjes në klasë, sjelljes në rrugë, komunikimit me nxënës ka qenë një respekt i ndërsjelltë nxënës dhe mësues. Janë mundu krejt çka kanë me na dhanë. Natyrisht, në lëndë të ndryshme kemi debatu, kemi marrë guximin me pyetë, kemi mujtë mos me u pajtu”, tregon Limaj për gazetën inFokus.

Megjithatë kishte disa mospajtime si nxënës.

Ndoshta telashen më të madhe që unë e kam pasur në klasë atëherë ka qenë kur na kanë pytë arsimtarët, e kanë nxjerrë nxënësin para dërrasës së zezë dhe e kanë pyetur për notë. Diqysh unë nuk kam mujtë me nejt në bankë, kur shokëve të klasës ju janë bërë pyetje të cilat i kam ditur. Kur e kam ditur përgjigjen, nuk kam mujtë me nejt pa u përgjigjur, pa folur diçka, pa u mundu me i tregu”, ka rrfyer Limaj. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera